Një 46-vjeçar i ka shpëtuar dje mrekullisht një atentati të organizuar ndaj tij në fshatin Dushnik në Berat. Altin Halili ka qenë duke lëvizur me mjet, kur ndaj tij është hapur breshëri plumbash. 46-vjeçari me precedent të mëparshëm penal ka arritur që t’i shpëtojë atentatit që ishte planifikuar për eliminimin e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.10, në rrugën e fshatit Dushnik. Autorët e kanë zënë në pritë 46-vjeçarin dhe kanë hapur zjarr ndaj tij, por pa ia arritur qëllimit për ta vrarë. Më pas ata janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të fshatit Kozare, ku është gjetur edhe mjeti i djegur.
Motivet janë ende të paqarta, por Halili nuk është një emër i panjohur për autoritetet e drejtësisë. 46-vjeçari ka qenë i dënuar për vrasjen e Sokol Kaloshit në fshatin Rremas të Lushnjës. Halili ka vuajtur 15 vite burg për vrasjen dhe është liruar në vitin 2010. “Rreth orës 16.10, në rrugën e fshatit Dushnik, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi Altin Halili 46 vjeç, banues në Berat, person me precedent të mëparshëm kriminal. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, Forcat Operacionale dhe ato Shqiponja të DVP Berat dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve dhe gjatë kontrollit të zonës në fshatin Kozare kanë gjetur një automjet që po digjej që dyshohet se mund të jetë i autorëve. Nga veprimet e shpejta dyshohet se autorët janë nga qarku Fier dhe për këtë janë angazhuar në veprimeve operacionale dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Komisariateve në varësi të saj”, njoftoi je policia. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve që planifikuan atentatin ndaj 46-vjeçarit.
Mbetet në burg Dauti
Ndërkohë Gjykata e Tiranës la në burg me afat 15 ditor 30-vjeçarin, Fatjon Dauti, i cili arrestua pas një konflikti me shkop bejsbolli, tek rreth rrotullimi i TEG. Ndaj tij u ngrit akuza për armëmbajtje pa leje dhe prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, pasi në vendngjarje policia gjeti edhe një armë që dyshohet se i përket Dautit. I riu emigrant, i cili vijon të jetë në spital me plagë të rënda, pretendon se arma nuk është e tij, ndërsa lëndën narkotike e kishte për përdorim vetjak.
Në këto kushte gjykata 15 ditë burg derisa armës t’i kryhet ekspertiza për të parë nëse janë gjurmët e gishtave te tij. Ndërkohë, vijojnë të jenë në kërkim tre personat e tjerë mes tyre dhe futbollisti i Laçit, Mario Bajrami. Sherri ku u përfshi Dauti ndodhi më 22 gusht në rrethrrotullimin e TEG. Dauti ka qenë duke lëvizur me Audin luksoz kur është përfshirë në një aksident. Motra e futbollistit të Laçit e ka përplasur, ndërsa Dauti ka debatuar me të.
Vajza ka thirrur në ndihmë vëllanë futbollist dhe bashkëshortin e saj Isuf Lika. Dauti ishte i shoqëruar nga një mik i tij, 29-vjeçari Adem Noreci dhe janë përplasur dhunshëm me futbollistin dhe kunatin e tij. Sherri ka degraduar në dhunë fizike, ku djemtë kanë përdorur sende të forta. Me një shkop bejsbolli që kishin me vete, dyshohet se futbollisti dhe kunati i tij, kanë qëlluar në xhamin e pasmë të audit luksoz të Dautit si edhe kanë dhunuar 29-vjeçarin.
Akuzohet për trafikim të qenieve njerëzore, lihet në burg Dodë Rica, pronar i një rrjeti klubesh striptizmi
Nga ana tjetër, Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Dodë Ricën, pronar i një rrjeti të lokaleve të striptizmit në Shqipëri dhe Kosovë, pas arrestimit të tij nga policia shqiptare. Rica, 47 vjeç, me origjinë nga Mirdita dhe banues në Tiranë, akuzohet për trafikim të njerëzve në Kosovë. Për këtë arsye, Gjykata e Prishtinës kishte caktuar më parë masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë. Arrestimi i Ricës u krye në Durrës, pas denoncimeve të disa balerinave, shqiptare dhe të huaja, të cilat kishin punuar më parë në një nga klubet e tij, në Prishtinë.
Këto denoncime, të bëra ditë më parë, akuzojnë Ricën për trafikim të qenieve njerëzore dhe për sjelljen e tyre në mënyrë të jashtëligjshme për t’i punësuar në klubet e tij. Pas denoncimit, autoritetet kosovare informuan menjëherë ato shqiptare për lokalizimin dhe arrestimin e tij. Dodë Rica njihet si pronar i rrjetit të klubeve të natës “Strip Club Shqiponja”. Gjykata e Durrësit, këtë fundjavë e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tij për qëllime ekstradimi në Kosovë, ku po procedohet për veprën penale të “Trafikimit të njerëzve,” sipas Kodit Penal të Kosova
