Nga Europa në SHBA dhe Kanada, diaspora shqiptare mobilizohet në protesta: “Rama jep dorëheqjen!”

Data

Vala e protestave të shqiptarëve kundër qeverisë shqiptare është shtrirë përtej kufijve të vendit, duke përfshirë qytete të mëdha në Europë, Amerikën e Veriut dhe Skandinavi. Pas tubimeve të zhvilluara në Tiranë dhe në disa vende të botës, diaspora shqiptare ka paralajmëruar një seri protestash të koordinuara për këtë të diel, 14 qershor.

Organizatorët bëjnë të ditur se protestat do të zhvillohen njëkohësisht në 17 qytete të rëndësishme, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime politike në Shqipëri.

Sipas njoftimeve të shpërndara nga aktivistët, tubimet do të mbahen në disa nga qendrat më të mëdha të diasporës shqiptare.

Në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada janë planifikuar protesta në New York, Chicago, Boston, Michigan dhe Toronto.

Në Gjermani, ku jeton një komunitet i madh shqiptar, protestat do të zhvillohen në Berlin, Mynih, Këln dhe Stuttgart.

Ndërkohë, në Itali dhe Greqi janë paralajmëruar tubime në Gjenova, Faenza dhe Athinë.

Protesta do të zhvillohen gjithashtu në qytete të rëndësishme evropiane si Haga, Strasburgu, Vjena, Oslo dhe Odense.

Organizatorët e protestave theksojnë se qëllimi i tyre është të sensibilizojnë opinionin publik ndërkombëtar mbi zhvillimet politike në Shqipëri dhe të shprehin solidaritet me protestat që po mbahen në Tiranë.

Tubimet e diasporës vijnë pas dy javësh protestash të pandërprera në kryeqytetin shqiptar, ku qytetarët kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë, ndryshime në sistemin politik dhe më shumë transparencë në vendimmarrje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related