Asnjë fjalë për dështimin në menaxhim, Rama krenohet me arrestimin e piromanëve

Data

Kryeministri Edi Rama publikoi pamje të policisë ku shfaqen disa prej personave që dyshohen si autorë të zjarrvënieve në vend, duke ia faturuar të gjithë përgjegjësinë piromanëve.

Sipas tij, gjatë 24 orëve të fundit policia ka identifikuar 14 autorë, 10 prej të cilëve janë arrestuar, ndërsa 4 po procedohen penalisht.

Por në mes të raportit dhe akuzave, Rama nuk përmendi asnjë fjalë për menaxhimin e dobët të situatës, mungesën e masave parandaluese apo ndërhyrjet e vonuara.

Po ashtu, ai “harroi” premtimet e bëra vite më parë për blerjen e flotës së helikopterëve zjarrfikës, që sot do të ishin mjet kyç në shuarjen e flakëve që kanë përfshirë vendin.

“Gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e Policisë kanë identifikuar 14 autorë të zjarrvënieve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related