Tabaku: Qeveria ka kapur pushtetin vendor, shqiptarët po lihen pa mbrojtje në emergjenca

Data

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë për kapjen politike të pushtetit vendor dhe dështimin e menaxhimit të emergjencave civile, veçanërisht në situata si zjarret që po përfshijnë vendin.

Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku e cilësoi reformën territoriale të vitit 2015 si një projekt elektoral, të hartuar për interesat e mazhorancës dhe jo për t’u shërbyer qytetarëve.

Ajo shtoi se pas një dekade, shqiptarët po paguajnë faturën e kësaj reforme të deformuar, ndërsa pushteti vendor është falimentuar dhe mbahet në jetë vetëm nga transfertat e qeverisë qendrore.

Sipas saj, zjarrfikësit janë në varësi të pushtetit vendor, por vendimet i merr qeveria, duke ia lënë përgjegjësinë të tjerëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related