“Askush s’më ndalon të denoncoj”, Sali Berisha nuk tërhiqet pas kritikave të BE për sulmet ndaj Gonzatos

Data

Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas kritikave të ardhura nga diplomatët e Bashkimi Evropian dhe Komisioni Evropian lidhur me deklaratat e tij ndaj ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se ka respekt për institucionet europiane dhe ambasadorët, por theksoi se nuk do të ndalet së denoncuari ato që ai i konsideron të padrejta.

“Nuk ka dhe nuk mund të ketë gjë në botë që më pengon mua të denoncoj atë çka unë e konsideroj të papajtueshme dhe të padrejtë”, u shpreh Berisha.

Ai shtoi se qëndrime të tilla i ka mbajtur prej vitesh dhe do të vijojë t’i mbrojë edhe në të ardhmen.

“Unë kam respektin më të madh për Komisionin Europian, Parlamentin Europian dhe përfaqësuesit e vendeve anëtare, por nuk pajtohem kurrë me akte të papranueshme”, deklaroi lideri demokrat.

Reagimi i Berishës vjen pasi Bashkimi Evropian dënoi deklaratat e tij ndaj ambasadorit Gonzato, duke i cilësuar si “të papranueshme”.

Në reagimin e Komisioni Evropian thuhej se ambasadori i BE-së në Shqipëri ka ushtruar detyrën e tij “me profesionalizëm dhe integritet të plotë”, ndërsa diplomatët europianë në Tiranë shprehën mbështetje të plotë për të dhe ekipin e Delegacionit të BE-së.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related