Artan Hoxha nxjerr “dosjen e zezë” të energjisë: Si kompania greke “Aktor” dhe interesat e huaja po synojnë rezervat gjigante të gazit në Delvinë

Data

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë deklarata të forta lidhur me sektorin energjetik në Shqipëri, duke ngritur dyshime mbi marrëveshjet e fundit të qeverisë dhe interesat e huaja për rezervat e gazit në vend.

Sipas Hoxhës, memorandumi i nënshkruar më 28 prill 2026 mes Ministrisë së Energjisë dhe kompanisë greke Aktor fsheh një skemë për kontrollin e pasurive energjetike shqiptare. Ai pretendon se marrëveshja është paraqitur si bashkëpunim strategjik me aleatë ndërkombëtarë, por në thelb synon shfrytëzimin e rezervave të gazit në jug të Shqipërisë.

Hoxha rikujtoi se kompania “Aktor” ka qenë e përfshirë edhe më parë në projekte të debatueshme në vend, si tuneli i rrugës Tiranë-Elbasan dhe ndërtimi i një hidrocentrali që iu dha Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë gjatë kohës së kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Në deklaratat e tij, gazetari theksoi se Shqipëria zotëron një nga rezervat më të mëdha të gazit në rajon, veçanërisht në zonën e Delvinë, ndërsa paralelisht po nënshkruan marrëveshje shumëvjeçare për import gazi me vlera miliarda dollarësh.

Sipas Hoxhës, kompania shqiptare Delvina Gas ka investuar mbi 100 milionë dollarë në kërkim dhe teknologji moderne për shfrytëzimin e gazit, duke bashkëpunuar me kompani amerikane të specializuara në shpime të thella. Ai pretendon se rezervat e gazit në Delvinë mund të arrijnë vlera prej dhjetëra miliarda dollarësh dhe se cilësia e gazit konsiderohet shumë e lartë.

Gazetari ngriti gjithashtu akuza se interesa politike dhe ekonomike po tentojnë të marrin kontrollin e këtyre rezervave strategjike, ndërsa përmendi përfshirjen e investitorëve nga Katar dhe lobit greko-amerikan në projektet energjetike në Shqipëri.

Në analizën e tij, Hoxha theksoi rëndësinë strategjike të gazsjellësit TAP, i cili kalon përmes territorit shqiptar, duke argumentuar se Shqipëria ende nuk ka ndërtuar infrastrukturën e nevojshme për të përfituar drejtpërdrejt nga burimet e gazit që zotëron.

Ai paralajmëroi se nëse institucionet shqiptare nuk mbrojnë interesin kombëtar, rezervat energjetike të vendit mund të përfundojnë nën kontrollin e kompanive dhe interesave të huaja, ndërsa qytetarët shqiptarë do të vazhdojnë të paguajnë çmime të larta për energjinë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related