Artan Hoxha në SPAK, dorëzon audiopërgjimin original për “21 Janarin”

Data

Gazetari investigativ Artan Hoxha është paraqitur këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Burime konfirmojnë se Hoxha ka dorëzuar audiopërgjimin origjinal që lidhet me ngjarjet e 21 janarit 2011, ku gjatë protestës para Kryeministrisë u vranë katër qytetarë.

Dorëzimi i materialit audio konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm në kuadër të hetimeve të rihapura për zbardhjen e plotë të një prej ngjarjeve më të rënda në historinë e tranzicionit shqiptar. SPAK pritet të analizojë autenticitetin dhe përmbajtjen e përgjimit, i cili mund të shërbejë si provë kyçe për përgjegjësitë penale të asaj dite.

Hetimet për “21 Janarin” vijojnë pas vendimeve të mëparshme të gjykatave vendase dhe atyre ndërkombëtare, ndërsa opinioni publik pret prej vitesh drejtësi për viktimat.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related