Artan Hoxha: Bosët më të fuqishëm të krimit nuk ekspozohen në media, kur del emri publikisht ka marrë fund

Data

Gazetari Artan Hoxha ka sqaruar deklaratën e tij të fundit, ku tha se personi më i rrezikshëm në Shqipëri është ai që nuk i përmendet emri në media.

I ftuar në një emision televiziv, Hoxha theksoi se nuk i referohej një individi konkret, por mënyrës sesi funksionon krimi i organizuar në vend.

“Po më thoshin 2-3 veta se e kisha për filan person apo për një tjetër. Unë atë e kam në kuadrin e një modeli se si funksionon krimi i organizuar në Shqipëri”, deklaroi gazetari.

Sipas tij, figurat më të fuqishme të botës kriminale janë zakonisht ato që qëndrojnë larg vëmendjes publike dhe mediatike.

“Unë mendoj nga eksperienca që kam se gjithmonë bosi më i fortë i krimit të organizuar është ai që nuk ka nisur t’i përmendet emri në media”, u shpreh Artan Hoxha.

Ai shtoi se ekspozimi publik shpeshherë shënon fillimin e fundit për figurat kriminale dhe rrjetet e tyre të mbështetjes.

“Gangsterët shqiptarë më parë kishin dëshirë të dilnin në media. Më pas e kuptuan se ekspozimi ishte problem edhe për politikanët dhe policët që i mbrojnë”, tha Hoxha.

Në fund, gazetari ritheksoi se deklarata e tij nuk duhet interpretuar si referencë ndaj një personi të caktuar, por si një analizë mbi mënyrën e funksionimit të krimit të organizuar në Shqipëri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related