Arrestohet në Tiranë 43-vjeçari i dënuar në Itali për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale

Data

Një 43-vjeçar, i identifikuar si Mersin Cenolli alias Ervis Cenolli dhe banues në Tiranë, u arrestua sot në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 66”. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano e ka dënuar më 6 maj 2025 me 5 vite e 1 muaj burg për përfshirje në një organizatë kriminale që trafikonte drogë.

Autoritetet shqiptare kanë nisur menjëherë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë. Operacioni u realizua nga struktura e Forcës së Posaçme Operacionale pranë Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me organet ndërkombëtare, për të siguruar zbatimin e vendimit gjyqësor dhe të drejtësisë transnacionale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related