Arrestohet në Meksikë kreu i grupit kriminal “Los Lobos”, i dyshuari lidhet me vrasjen e kandidatit presidencial në Ekuador

Data

Një nga figurat kryesore të krimit të organizuar në Ekuador është arrestuar në Mexico City, në aeroportin ndërkombëtar të qytetit.

Lajmi u konfirmua nga ministri meksikan i Sigurisë, Omar García Harfuch, i cili bëri të ditur se i arrestuari njihej me pseudonimin “Lobo Menor”.

Sipas autoriteteve, bëhet fjalë për Angel Esteban Aguilar, një person në kërkim për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë trafik droge, grabitje dhe vrasje.

Ministri i Brendshëm i Ekuador, John Reimberg, deklaroi se Aguilar dyshohet gjithashtu për përfshirje në vrasjen e kandidatit presidencial Fernando Villavicencio në vitin 2023, një ngjarje që tronditi vendin.

Arrestimi i tij konsiderohet një goditje e rëndësishme ndaj grupit kriminal “Los Lobos”, një nga organizatat më të rrezikshme që operojnë në rajon.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi ekstradimin e mundshëm të tij drejt Ekuadorit, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht aktivitetin kriminal dhe rrjetin e bashkëpunëtorëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related