Arrestohet 20-vjeçarja nga Indonezia, dyshohet se braktisi foshnjën pas lindjes në Tiranë

Data

Një shtetase indoneziane, 20 vjeçe, është arrestuar nga policia e Tiranës, e dyshuar për veprën penale “vrasja e foshnjës”. Bëhet fjalë për Ayu Putri, e cila ndodhej në Shqipëri për punë dhe jetonte me qira bashkë me disa shoqe të saj.

Sipas të dhënave hetimore, e reja kishte ardhur në Shqipëri disa muaj më parë nga Indonezia dhe punonte si pastruese në lokale të ndryshme në kryeqytet. Në momentin e mbërritjes, ajo rezulton të ketë qenë rreth pesë muajshe shtatzënë, gjë që, sipas burimeve, nuk ishte bërë e ditur në ambientin e punës.

Hetimet tregojnë se Ayu Putri ka lindur foshnjën rreth dy muaj më parë dhe më pas e ka braktisur, duke e lënë në ballkonin e banesës ku jetonte. Gjatë muajit të tetë të shtatzënisë, ajo dyshohet se ka kaluar episode të forta stresi dhe gjendje të rënduar psikologjike.

Shoqet me të cilat bashkëjetonte kanë njoftuar pronarin e banesës, i cili më pas ka lajmëruar policinë. Foshnja është transportuar menjëherë në spital, por për fat të keq nuk ka arritur të mbijetojë.

Fillimisht, për shkak të rrethanave dhe gjendjes shëndetësore të të resë, procedimi penal ndaj saj ishte nisur në gjendje të lirë. Megjithatë, pas vijimit të hetimeve, Gjykata ka lëshuar urdhër ndalimi, duke çuar në arrestimin e saj nga Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, ndërsa hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related