Një 20-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet se ka mashtruar dhe shantazhuar qytetarë në rrjetet sociale, duke u kërkuar shuma që varionin nga 500 deri në 1000 euro. I identifikuar si Erjon Mejdani, i riu hapte profile të rreme dhe siguronte foto personale nga viktimat përmes komunikimit online.
Sipas policisë, për rreth dy javë ai ka kontaktuar disa shtetas në një platformë sociale, duke fituar besimin e tyre e duke i nxitur t’i dërgonin materiale personale. Më pas, i 20-vjeçari i kërcënonte se do t’i publikonte fotot nëse nuk paguanin shumën e kërkuar.
Hetimet zbuluan se më 5 dhe 6 dhjetor 2025, ai ka arritur të përfitojë 750 euro nga një 36-vjeçar, të cilin e ka shantazhuar në mënyrë të përsëritur.
Operacioni policor i koduar “Online Threat”, i realizuar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Forca e Posaçme Operacionale, çoi në arrestimin e të riut dhe dokumentimin e dy rasteve të mashtrimit.
Materialet i janë kaluar Prokurorisë së Tiranës për procedime të mëtejshme, ndërsa policia vijon punën për të identifikuar edhe viktima të tjera të mundshme.