Avokatja Adriana Kalaja, në një emision televziiv, ka dhënë të tjera detaje mbi veprat korruptive të Irena Gjokës.
Sipas Kalasë, dosja e Irenës me tre mbiemra, përbën një rast unik në procesin e vetingut, ku politika ka luajtur rol kyç në vendimet e KPA-së dhe KPK-së. Kalaja tregon edhe për manipulimet në menaxhimin e dosjeve të opozitës dhe dosjeve të mëdha kriminale si inceneratorët dhe grupi Troplini, ku vonesat dhe veprimet e dyshimta të Gjokës kanë favorizuar grupe kriminale dhe kanë dështuar në dhënien e drejtësisë.
Adriana Kalaja: Duhet të kthehemi pas në kohë. Mirë është që ti bëjmë të gjitha ato detajet në vendin e duhur, sepse asgjë nuk ka filluar me procesin ndaj zotit Berisha. Zoti Berisha ishte planifikuar të shkonte në atë drejtim nga pushteti, sepse e gjithë kjo vepër korruptive dhe penale që lidhet me emrin e Irena Gjokës, nis që në vendimin e KPA, që ka lënë në fuqi vendimin e KPK, për kalimin e Irenës me 3 mbiemra në procesin e rivlerësimit.
