Arrestimi i katër shqiptarëve në Serbi për simbole kombëtare, Ministria e Jashtme reagon

Data

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas ndalimit të katër shtetasve shqiptarë nga autoritetet serbe, të cilët raportohet se mbanin simbole shqiptare në automjetin e tyre.

Në një deklaratë zyrtare, MEPJ bëri të ditur se po e ndjek me vëmendje të plotë këtë rast përmes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Beograd. Menjëherë pas marrjes së informacionit, ambasada u është drejtuar institucioneve përkatëse në Serbi, duke kërkuar sqarime të plota mbi rrethanat e ndalimit.

Autoritetet shqiptare kanë theksuar se presin që çdo veprim nga pala serbe të zhvillohet në përputhje të plotë me shtetin e së drejtës, duke garantuar respektimin e të drejtave themelore dhe procedurave ligjore për qytetarët e ndaluar.

Gjithashtu, ambasada shqiptare në Beograd është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet kompetente, ndërsa po ofron asistencë konsullore për të ndaluarit. Kjo përfshin kontaktet me familjarët e tyre, si dhe mundësimin e komunikimit me përfaqësues ligjorë.

Ministria theksoi se situata po monitorohet nga afër dhe çdo zhvillim i mëtejshëm do të trajtohet me seriozitet maksimal.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related