Bashkia Shkodër vendos të zhvillojë koncert në ‘Loro Boriçi’, Vllaznia: Po shkelet ligji!

Data

Një koncert recital i këngëtarit, Bujar Qamili, ka përplasur Bashkinë e Shkodrës si organizatore, me klubin e futbollit të këtij qyteti, KF Vllaznia.

Në datën 21 qershor është njoftuar se në stadiumin “Loro Boriçi” do ketë një koncert nga Bujar Qamili, ndërsa kundër kësaj ideje është Klubi i Futbollit Vllaznia që pretendon se nga ana e bashkisë është duke u shkelur ligji dhe po tjetërsohet destinacioni i përcaktuar për stadiumin.

Një kërkesë apo vendim sa absurd aq edhe i dëmshëm që ndodh pikërisht në qytetin ku jetohet me futbollin si në pak qytete të tjera të vendit.

Duke reaguar në rrjetet sociale, klubi shkodran ka treguar një situatë të pazakontë me të cilën është përballur ditën e sotme presidenti i shkodranëve, Alban Xhaferi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related