“Armiqtë tanë do të vendosin rendin botëror nëse…”- Paralajmërimi i ish-shefit të NATO-s: Putin nuk do të ndalet në Ukrainë! Në rrezik jemi të gjithë

Data

Ish-sekretari i përgjithshëm NATO-s, George Robertson ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të mjaftohet vetëm me pushtimin e Ukrainës.

robertson

 

Ai gjithashtu i bëri thirrje kryeministrit britanik Rishi Sunak që të ofrojë mbështetje shtesë ndaj Ukrainës përballë agresionit të Rusisë.

“Ne duhet ta mbajmë Ukrainën në krye të axhendës sepse ata po luftojnë për ne atje”, tha Lord Robertson.

“Ajo që dua është një angazhim shumëvjeçar”, deklaroi ai, duke theksuar gjithashtu se pushtimi rus ka përmbysur plotësisht rendin ndërkombëtar.

“Nëse Putini pushton një vend prej prej 44 milionë banorësh pikërisht në zemër të Evropës, ku do të ndalet ai? Ai nuk do të ndalet në Ukrainë”, tha ish shefi i NATO-s.

“Si rezultat, do të jemi në rrezik edhe ne të tjerët, sepse ai do të ushqehet nga çdo sukses që do të ketë në Ukrainë”.

Ai u shpreh se ne po jetojmë një periudhë të paqëndrueshmërisë globale “ndryshe nga çdo gjë në histori”.

“Nëse ata Ukraina humbet, ne humbasim…sepse përndryshe rendi botëror do të shkruhet nga kinezët dhe rusët dhe iranianët dhe koreano-veriorët”, tha ish shefi i NATO-s.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related