Apartament me qira i kthyer në bazë prostitucioni, në pranga tre shtetase të huaja në Tiranë

Data

Policia e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion kundër veprimtarive të paligjshme, duke arrestuar tre shtetase të huaja që shfrytëzonin një apartament të marrë me qira për ushtrim prostitucioni.

Gjatë operacionit të koduar “Rental house”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 konstatuan se një apartament në bulevardin “Zogu i Parë” përdorej për këtë veprimtari kriminale. Në pranga ranë dy shtetase kineze dhe një shtetase tajlandeze, të cilat dyshohet se ushtronin prostitucion në ambientet e banesës.

Nga kontrolli i ushtruar, policia sekuestroi një shumë parash të dyshuar si e përfituar nga prostitucioni, si edhe katër telefona celularë që shërbenin për komunikim me klientët.

Në lidhje me këtë rast, u proceduan penalisht edhe gjashtë shtetas të tjerë, të cilët dyshohet se kanë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme. Hetimet po vijojnë për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rrjet.

Materialet procedurale i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa policia thekson se kontrollet për goditjen e rasteve të prostitucionit të fshehur në banesa me qira do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related