Andi Tepelena: “U vra frika e protestës”, në shtator pritet zgjerimi i lëvizjes qytetare

Data

Aktivisti Andi Tepelena, pjesë e grupit organizator të protestave kundër qeverisë, ka deklaruar se lëvizja qytetare ka sjellë ndryshime të rëndësishme në klimën politike dhe ka thyer frikën e qytetarëve për të protestuar.

Në një intervistë televizive, Tepelena u shpreh se një nga arritjet më të mëdha të protestave të zhvilluara gjatë 43 ditëve të fundit është rikthimi i angazhimit qytetar dhe pjesëmarrja e njerëzve me bindje të ndryshme politike.

“Sa i përket arritjeve të protestës, u vra frika e protestës. Pak kohë më parë nuk protestohej për asgjë. U rizgjua shoqëria. Deri para një muaji, Rama shihej si i plotfuqishëm, si një ‘BabaZot’, sepse kishte kontroll mbi të gjitha hallkat. Sot është i diskredituar në sytë e shqiptarëve, pasi të majtë e të djathtë po dalin çdo ditë në shesh, ndërsa mediat ndërkombëtare po raportojnë për atë që po ndodh në Shqipëri dhe për akuzat ndaj qeverisë,” u shpreh ai.

Sipas Tepelenës, organizatorët synojnë që protesta të zgjerohet më tej pas pushimeve verore, me përfshirjen e grupeve të reja të interesit.

“Protesta është e qëndrueshme dhe nuk ka asgjë që mund të na trembë. Në shtator do të ketë një organizim edhe më të madh. Jemi në kontakt me grupe të ndryshme interesi dhe me pedagogë të universiteteve. Po punojmë për zgjerimin e pjesëmarrjes dhe presim një shumëfishim të protestës,” deklaroi ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related