Babai kërkonte ndihmë për djalin e sëmurë, Bardh Spahia dhe shqiptarët e ndihmojnë, kirurgu në Itali pranon rastin

Data

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës dhe ish-deputeti i PD Bardh Spahia i ka ardhur në ndihmë vogëlushit, Aldo, që ai të shkojë në Genova, ku do i shtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Vogëlushi që ka nevojë për ndihmë quhet Aldo dhe sot është nisur drejt Genovës së Italisë, ku do i nënshtrohet edhe ndërhyrjes kirurgjikale.

Babai i Aldos, Hamdi Skeja, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar ish-deputetin demokrat Spahia, duke treguar një foto nga Genova. Ai shprehet se djali i tij Aldo ka qenë më herët në Genova dhe është shumë i lumtur që rikthehet sërish. Hamdi Skeja shpreson që pas ndërhyrjes kirurgjikale, djali i tij do të bëhet më mirë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related