Ançeloti i prerë për Nejmarin: “Nëse e meriton, do të jetë në Botëror. Nuk i kam borxh askujt!”

Data

Pas hedhjes së shortit të Kupës së Botës 2026, Brazili mori vesh se në Grupin C do të përballet me Marokun, Haitin dhe Skocinë. Por menjëherë pas ceremonisë, vëmendja nuk u përqendrua te kundërshtarët, por te një emër i vetëm: Nejmar.

Trajneri i Brazilit, Karlo Ançeloti, i cili prej kohësh ka refuzuar të japë detaje konkrete për listën e lojtarëve, këtë herë foli qartë dhe pa ekuivok lidhur me rikthimin e mundshëm të yllit brazilian.

“E kuptoj interesin rreth Nejmarit. Por jemi në dhjetor dhe Botërori luhet në qershor. Ekipin do ta zgjedh në maj. Nëse ai e meriton, nëse është në formën më të mirë, më i mirë se çdo lojtar tjetër, do të jetë në Kupën e Botës. Pikë. Nuk i kam borxh asgjë askujt.”

Deklarata e Ançelotit vjen në një moment kur Nejmar po punon për t’u rikuperuar plotësisht pas dëmtimit të rëndë të ligamentit. Ndërkohë, në Brazil dhe jashtë tij ka diskutime të shumta nëse lojtari mund të arrijë formën e duhur për Kupën e Botës.

Megjithatë, trajneri italian bëri të qartë se vendimi nuk do të bazohet në emra apo histori, por vetëm në formë dhe meritë.

Shorti i Botërorit nuk shihet si i lehtë për Brazilin, pasi Maroku vjen nga një paraqitje historike në Botërorin e kaluar, ndërsa Skocia dhe Haiti njihen për lojë fizike dhe agresive.

Në muajt në vijim, të gjithë sytë do të jenë tek rikuperimi i Nejmarit dhe te lista finale që Ançeloti do të zbulojë në prag të Botërorit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related