Analiza: Gjermania do të investojë një bilion euro, por si dhe ku?

Data

Ndërtimi i urave, rinovimi i hekurudhës, investimi në mbrojtjen e klimës, pajisja e Bundeswehr-it: vetëm paratë nuk mjaftojnë. Kërkohet planifikim i shpejtë, kompani dhe punëtorë të kualifikuar.

Aeroporti Berlin-Brandenburg, Elbphilharmonie në Hamburg, stacioni hekurudhor Shtutgart 21 – në Gjermani ka mjaft shembuj jo të mirë të projekteve të mëdha që dolën jashtë kontrollit sa i përket kostove dhe kohëzgjatjes së ndërtimit. Gabimet e planifikimit, defektet e ndërtimit, shpërthimet e kostove, mosmarrëveshjet ligjore, vitet e vonesës së ndërtimit – lista është e gjatë.

Arsyet janë të ndryshme. Duke filluar nga planifikimi i menduar dobët deri te procedurat e gjata të miratimit dhe mungesat e stafit dhe materialeve në kantieret e ndërtimit. Në Shtutgart, kohët e fundit pati pasiguri dhe vonesa sepse një korporatë shiti pjesë të biznesit të saj që po ndërtonin infrastrukturën qendrore digjitale.

Vetëm paratë nuk i zgjidhin problemet

Për Shoqatën e Taksapaguesve (BdSt), kjo është arsye e mjaftueshme për të konsideruar si të gabuar paketën financiare shumë miliardë euro për mbrojtjen dhe infrastrukturën, të hartuar nga CDU/CSU dhe SPD. Pas Bundestagut, edhe Bundesrati, parlamenti i 16 landeve, i dha dritën jeshile paketës për financimin e Fondit për infrastrukturë dhe mbrojtjen. Përveç shpenzimeve praktikisht të pakufizuara të mbrojtjes, Fondi për infrastrukturën parashikon edhe 500 miliardë euro që do të investohen në dymbëdhjetë vitete e ardhshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related