nëntor të vitit 2023, Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi se Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli, kishte injoruar rekomandimet për aplikimin e masave disiplinore për të paktën 35 zyrtarë të niveleve të ndryshme të institucionit.
Në atë raport auditimi, KLSH theksonte ndër të tjera se “Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, G.G (Gent Gazheli) është përgjegjës për mos-zbatimin e masave administrative dhe disiplinore”. duke i rikujtuar Gazhelit përgjegjësinë e tij institucionale.

Megjithatë, edhe kjo ri-kujtesë e bërë në nëtor 2023, duket se nuk e ka vënë aspak në lëvizje kreun e Doganave.
