Kimberly Guilfoyle ka zhvilluar një takim në Tiranë me Edi Rama, në ambientet e Kryeministrisë.
Ambasadorja amerikane në Greqi mbërriti në selinë e qeverisë shqiptare, ku u prit personalisht nga Rama, i cili doli jashtë për ta takuar. Ky është takimi i dytë mes tyre brenda një periudhe të shkurtër kohe.
Sipas burimeve, vizita lidhet me një marrëveshje të rëndësishme në fushën e energjisë, e cila pritet të nënshkruhet dhe që konsiderohet me peshë për bashkëpunimin ekonomik dhe strategjik në rajon.
Takimi i mëparshëm mes dy zyrtarëve ishte zhvilluar më 11 mars, gjithashtu në ambientet e Kryeministrisë, ku ata u panë duke shkëmbyer një përshëndetje miqësore. Megjithatë, detajet konkrete të bisedimeve nuk janë bërë publike.
Vizita e ambasadores shihet si pjesë e angazhimit të SHBA për të forcuar bashkëpunimin energjetik dhe lidhjet strategjike me Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit.
