Ekonomia po rritet, por bazat e prodhimit, bujqësia dhe industria po shkatërrohen

Data

Teksa ekonomia e Shqipërisë po rritet përtej mesatares se dekadës në tre vitet e fundit, sektorët prodhues, si bujqësia dhe industria që i sigurojnë vendit përfitime afatgjata, janë në rënie pa kthim. Bujqësia, sektori kryesor i ekonomisë shqiptare që kontribuon me shumë se 18% të PBB -së shënoi rënie me -2.5% në tremujorin e tretë 2024. Kjo ishte rënia më e fortë që nga tremujori i katërt i vitit 2022 kur prodhimi u dëmtua nga ngrica. Sipas të dhënave në grafikun e mëposhtëm bujqësia ra për të tetin 3-mujor rresht. Për 9 mujorin sektori bujqësor ka shënuar rënie të prodhimit me rreth 1 për qind në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.

Industria, sektori tjetër që është baza e prodhimit “Made in Albania”, është në rënie prej gjashtë tremujorësh. Në korrik-shtator PBB në industri shënoi rënie me 4 për qind në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë. Në vitin 2023 bujqësia kontribuoi ne 32 .3% të punësimit në vend, ndërsa sektori i industrisë kontribuoi në 11.4% të punësimit total. Bujqësia dhe industria janë dy degë të rëndësishme me peshë në ekonominë shqiptare. Në vitin 2023 bujqësia kontribuoi në 18.5% të PBB-së totale dhe industria në 10,9 % të saj, teksa të dyja së-bashku zënë 30% të PBB-së. Sektorët e prodhimit bujqësia dhe industria u dëmtuan rëndë nga zhvillimet në kursin e këmbimit ku monedha vendase është forcuar ndjeshëm ndaj euros.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related