Alizoti: Fjalimi i Ballukut, shembulli kur ata që vjedhin marrin edhe rolin e viktimës

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka reaguar ndaj deklaratave të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke e kritikuar ashpër qeverisjen socialiste dhe duke e cilësuar atë si një elitë politike me nivel të lartë korrupsioni.

Në një intervistë televizive, Alizoti iu referua fjalimit që Balluku mbajti gjatë dorëzimit të detyrës te pasardhësi i saj në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi.

Sipas tij, situata në politikën shqiptare është paradoksale, pasi sipas tij, ata që akuzohen për dëme dhe korrupsion përpiqen të paraqiten si viktima.

“Është një rast i çuditshëm në këtë vend që ata që kryejnë shumë dëme, në fund marrin edhe rolin e viktimës”, u shpreh Alizoti.

Deputeti demokrat shtoi se sipas tij, elita qeverisëse ka arritur një nivel të lartë korrupsioni dhe përpiqet të justifikojë veprimet e saj përballë opinionit publik.

Ai deklaroi gjithashtu se sipas tij dëmet e shkaktuara nga qeverisja janë të mëdha, duke përmendur shkatërrimin e veprave publike dhe keqmenaxhimin e financave.

“Nuk ka mbetur vepër pa u shkatërruar, financa të grabitura në një mënyrë marramendëse”, tha Alizoti.

Sipas tij, situata e krijuar ka ndikuar edhe në fenomenin e emigrimit dhe shpopullimit të vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related