Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi ka dalë nga SPAK dhe ka folur për mediat. Ai tha se akuzat ndaj tij dhe Berishës janë gënjeshtra të trasha.
Nuk ka zgjatur as 5 minuta qëndrimi i Jamarbër Malltezit brenda në SPAK. I janë komunikuar akuzat ‘korrupsioni pasiv’ ‘pastrim parash”. Me kapele në dorë dhe me dosjen e akuzës, pasi doli nga SPAK, Malltezi ashtu si vjehrri i tij sulmoi SPAK.
“Të njëjtat akuza që kanë nisur, nuk presim asgjë. Pashë këto gënjeshtrat, aty isha vetëm 5 minuta”, tha Jamarbër Malltezi, për mediat.
Më pas ai shtoi: “Për fat të keq kanë gënjyer dhe janë të keqardhur kur shteti i përçmon e i bën të gënjejnë aq trashë. Nga njëra anë kemi Ramën që nxjerr 4 VKM për të vjedhur tokën e pronarëve privat dhe ndërtesë private për një shkollë publike. Nga ana tjetër keni disa familje pronare që i ndërtojnë falas shtetit kopsht dhe çerdhe, përveçse strehojë 41 familje informale në atë shkatërrim që ishte Ky është dallim, versioni i Ramës ëshët ta vjedhë tokën me gjithë ndërtesë për 1 euro, versioni i palës pronare ta blejë sipas ligjeve të shtetit, ta respektojë ligjet”.
Gjithashtu edhe kreu i PD-së Sali Berisha u mor i pandehur ditën e sotme nga SPAK dhe iu komunikua akuza për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim.
