Alfred Cako paralajmëron lajme “bombastike” për PD në zgjedhjet e 2025 nga elita e fshehtë në SHBA, ja kush e ka…

Data

Në horizontin e zgjedhjeve të vitit 2025, konspiracionisti dhe teoricieni i njohur, Alfred Cako paralajmëron një seri zhvillimesh të cilat do të tronditin themelet e politikës shqiptare. Gjatë një interviste për gazetën  zoti Cako zbuloi se skenari është tashmë i orkestruar nga elita e fshehtë ndërkombëtare, që përmes strukturave të saj kontrollon mekanizmat kyç të drejtësisë dhe politikës globale. Në këtë kontekst, ai thekson se fati i liderëve historikë si Sali Berisha dhe Ilir Meta, bashkë me bashkëpunëtorët e tyre, duket se është lënë në dorën e “Deep State”, një strukturë që, sipas Cakos, është vendimmarrëse në çdo hap të procesit politik e juridik në Shqipëri.

Po ashtu, konspiracionisti Cako vë në dukje se drejtësia speciale, SPAK dhe GJKKO, nuk punojnë për interesat e shqiptarëve, por për planet e kësaj qeverie të padukshme botërore, duke ndëshkuar individët që pengojnë strategjitë e saj globale. Nga ana tjetër, teoricieni Cako shprehet se mungesa e mobilizimit në protestat e opozitës dhe dobësimi i saj i vazhdueshëm dëshmojnë për një klimë apatie politike, ku shqiptarët, të zhgënjyer nga korrupsioni dhe kapja e institucioneve, shohin vetëm lojën e orkestruar nga jashtë.

Më tej gjatë intervistës me kryeredaktorin e gazetës, Rigels Seliman, zoti Cako nënvizon se përgjimet e “SKY ECC” dhe goditjet e fundit ndaj figurave të larta politike dhe kriminale janë vetëm pjesë e këtij mekanizmi që ka për synim kontrollin total të rajonit. Por a do të ndryshojë ky skenar nëse zhvillimet globale, si rikthimi eventual i Trump-it, sjellin një riorientim të politikave? Z.Cako lë hapur derën për një të ardhme plot surpriza, ku drejtësia dhe elitat politike do të përballen me “vendimet e mëdha” që vijnë nga jashtë. Ndërkohë, zgjedhjet e 2025 pritet të jenë një arenë ku do të ballafaqohen interesat e Shqipërisë me ato të një bote të ndarë mes globalizmit dhe sovranitetit.

-Zoti Cako, besoni se Apeli i GJKKO-së do të kthejë Sali Berishën në arrest shtëpie? Si e vlerësoni ecurinë e procesit ndaj tij?

Drejtësia ka qenë dhe është instrument fuqie i klasave superiore në një shoqëri politike dhe vendimet e saj merren në mënyrë hierarkike nga një pakicë e zgjedhur brenda saj. Me globalizim duhet të kuptojmë se kjo elitë është mbikombëtare, ndërkombëtare, ajo që quhet Deep State ose Qeveria e Padukshme Botërore. Në këtë kuptim, vendimet e gjykatave speciale në Shqipëri do kontrollohen nga ndërkombëtarët.

Berisha dhe të gjithë të tjerët pas tij që do zbresin shkallët e larta të shtetit do të jenë të gjithë nën këtë gijotinë në varësi të veprave të tyre përballë interesave të Qeverisë botërore në Shqipëri dhe rajon. Pra organi special i akuzës dhe gjykatat speciale do të jenë vegla të Deep State; ato nuk punojnë për interesin e shqiptarëve por për atë të ndërkombëtarëve pavarësisht se opinioni publik ushqehet me iluzione. Këto organe kanë detyrë të mbledhin lekët e korrupsionit dhe të Mafies shqiptare në favor të tyre.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related