Ish-kandidatja për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë, Alesia Balliu, ka reaguar me tone ironike lidhur me procesin zgjedhor që po zhvillohet sot në selinë blu, ku Sali Berisha kandidon i vetëm për kreun e partisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balliu ka krahasuar situatën politike në PD me zhvillimet e tjera shoqërore në vend, duke ironizuar faktin se ndërsa komuniteti LGBTQ zhvillon parada për të drejtën e zgjedhjes, opozita feston një proces pa garë reale.
Sipas saj, zgjedhjet me vetëm një kandidat nuk përfaqësojnë standardet demokratike të konkurrencës politike.
Në reagimin e saj, Balliu shkruan:
Demokracia në Shqipëri qenka bërë interesante:
PD feston se rizgjodhi të njëjtin kryetar pas kaq vitesh, Sali Berishën
LGBT feston për të drejtën e zgjedhjes në demokraci.
“Kush po ndryshon më shumë këtu?”
Bir Selmani i nënës…
Reagimi i saj vjen në një moment tensionesh të forta brenda PD-së, ku figura të ndryshme të partisë dhe ish-funksionarë kanë vënë në dyshim legjitimitetin dhe demokratizimin e procesit zgjedhor të brendshëm.
