Alegri paralajmëron për sfidën me Lacion: “Ndeshje e vështirë, mezi pres të shoh gjendjen e Jasharit”

Data

Në prag të 1/8-ave të Kupës së Italisë kundër Lacios, trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri, ka folur për “Sportmediaset”, duke e cilësuar ndeshjen në Romë si një duel të fortë dhe vendimtar.

Alegri pranoi se Kupa e Italisë shpesh nuk merr vëmendje të madhe në fillim, por sipas tij gjithçka ndryshon kur turneu hyn në fazën ku çdo gabim është fatal. Fakti që ndeshja luhet jashtë fushe dhe se nuk parashikohet kohë shtesë e bën sfidën edhe më të rrezikshme.

Ai komentoi edhe propozimin e Maurizio Sarrit për zhvendosjen e monitorit të VAR-it, duke theksuar se trajnerët nuk duhet të merren me çështje që i takojnë institucioneve arbitruese.

Sa i përket gjendjes së ekipit, Alegri dha disa lajme të rëndësishme:

  • Pulisiç rikthehet në skuadër
  • Fofana, Athekame dhe Himenez mbeten ende jashtë
  • Për Jasharin, trajneri tha se është kurioz të shohë formën e tij, pasi ka munguar gjatë
  • Nkunku u vlerësua për rolin teknik dhe kontributin taktik

Në fund, Alegri u ndal te mundësia e një serie penalltish, duke shprehur besim maksimal te portieri Menjan, i cili sipas tij po kalon “një moment shumë pozitiv”.

Në “Olimpico”, Milanin e pret një test i vërtetë force.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related