“Aleanca kundër SPAK”, Basha: Pasi amnistuan “bishtat” e korrupsionit, tani po përgatiten të…

Data

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se aleanca kundër SPAK është në veprim me kohë të plotë. Në një reagim në facebook, Basha i referohet daljeve për mediat të Sli Berishës dhe Fatmir Xhafajt ditën e sotme, që sipas tij janë të koordinuara ku njëri sulmonte hapur institucionin e drejtësisë, ndërsa tjetri kërkonte reformimin e tij, çka synojnë kontrollin e saj.

Basha gjithashtu shkruan se pasi amnistuan “bishtat” e korrupsionit, tani po përpiqen të amnistojnë “kokat” e pandëshkuara të 34 viteve të fundit, duke theksuar se frika nga rënia e sistemeve të kalbura ka nxitur një krizë artificiale për të mbuluar korrupsion

Ai më tej shprehet se muaj më parë u faktua denoncimi i demokratëve euroatlantikë për komplot ndaj drejtësisë të Edi Ramës dhe Sali Berishës. Për këtë kërkon nga institucionet e drejtësisë të mos shantazhohen dhe të veprojnë sipas misionit të tyre historik. Basha theksoi se shqiptarët meritojnë një sistem drejtësie që garanton mirëqeverisje dhe një jetë më të mirë për familjet e tyre.

Postimi i plotë i Bashës:

Aleanca kundër SPAK është në veprim me kohë të plotë. Sot pamë dy shfaqje të koordinuara: në njërën sulmohej hapur SPAK dhe shantazhohej drejtësia, ndërsa në tjetrën, me një gjuhë më të moderuar, kërkohej reformimi i saj, që në realitet do të thotë vendosje nën kontroll.
Pasi amnistuan “bishtat” e korrupsionit, tani po përgatiten të amnistojnë “kokat” e pandëshkuara të 34 viteve të fundit. Frika nga një fund i padenjë për një sistem të kalbur në zemër, sidomos pas rënies së dy prej tre shtyllave të “Trekëndëshit të Bermudës”, ka intensifikuar përpjekjet për të nxitur një krizë të re artificiale, objektivi final i së cilës është një amnisti e re për të mbuluar korrupsionin e kaluar.
Shfaqja e mosbindjes civile, që është risjellë në skenë, ka vetëm një qëllim: të godasë drejtësinë për të shpëtuar ata që duan të mbajnë peng Shqipërinë.

Muaj më parë u faktua denoncimi ynë për komplotin kundër SPAK dhe GJKKO, kur me votën e Ramës dhe Berishës u liruan të korruptuarit, ndërsa opozitarët mbetën në burg, u vërtetua plotësisht.
Bashkimi i votave vijoi më pas për mbylljen e listave, në vend që të kërkohej një Reformë e plotë Zgjedhore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related