Albana Koçiu: Integrimi në Bashkimi Evropian është shkëmbim vlerash, jo vetëm përfitim

Data

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka deklaruar se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimi Evropian nuk duhet parë vetëm si një rrugë përfitimi, por si një shkëmbim i ndërsjellë vlerash.

Në një reagim në rrjetet sociale, Koçiu theksoi se integrimi i qëndrueshëm nuk ndërtohet vetëm mbi institucione funksionale, por edhe mbi identitete të forta kombëtare.

Sipas saj, deri më tani narrativa e integrimit është fokusuar kryesisht tek përfitimet që Shqipëria do të marrë nga anëtarësimi në BE, si fondet strukturore, tregu i përbashkët dhe lëvizja e lirë. Megjithatë, ajo nënvizoi se vendi duhet të shihet edhe si kontribuues në projektin europian.

“Pyetja nuk është vetëm çfarë përfitojmë nga BE, por edhe çfarë i sjellim ne Evropës”, u shpreh Koçiu, duke shtuar se Shqipëria hyn në këtë proces me historinë, traditën dhe kulturën e saj.

Ajo vuri në dukje rolin e kulturës si një instrument i rëndësishëm zhvillimi dhe diplomacie, që ndikon në forcimin e imazhit ndërkombëtar të vendit.

Në vijim, zv/kryeministrja prezantoi edhe vizionin për Shqipërinë 2030, duke theksuar se vendi duhet të jetë plotësisht europian në standarde dhe institucione, por njëkohësisht të ruajë identitetin dhe vlerat e tij kombëtare.

Koçiu përfundoi se, krahas reformave, është e nevojshme që procesi i integrimit të pasurohet me një dimension të ri që reflekton identitetin dhe kontributin e Shqipërisë në familjen europiane.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related