Alban Dokushi rikthehet në detyrë si sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës

Data

Alban Dokushi është rikthyer përfundimisht në detyrën e sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës, pasi Gjykata Administrative e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë, i cili e kishte cilësuar të paligjshëm largimin e tij.

Vendimi i parë ishte dhënë më 20 janar, ndërsa tashmë është konfirmuar edhe nga Apeli, duke i hapur rrugë rikthimit të Dokushit në post.

Shkarkimi i tij kishte ndodhur rreth një muaj pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, në një periudhë kur drejtimi i Bashkisë së Tiranës i ishte besuar nënkryetares Anuela Ristani.

Më 18 mars 2025, Veliaj firmosi nga qelia largimin e Ristanit dhe delegimin e detyrës te Sara Goxhaj. Megjithatë, ai u tërhoq menjëherë nga ky vendim, duke e argumentuar situatën si një keqkuptim të shkaktuar nga mungesa e informacionit gjatë izolimit.

Pas rikthimit të Ristanit në detyrë, Dokushi u shkarkua nga posti i sekretarit të Përgjithshëm. Gjykata Administrative e Apelit vlerësoi se kjo masë ishte marrë në kundërshtim me ligjin.

Me vendimin e fundit, Dokushi fiton të drejtën për t’u rikthyer në funksionin që mbante në administratën e Bashkisë së Tiranës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related