“Një marrëveshje e vërtetë është e nevojshme mes SHBA dhe BE”/ Kryeministrja Meloni: Takimi Trump-Zelensky, moment…

Data

Takimin e presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky në Bazilikën e Shën Pjetrit Kryeministrja italiane Giorgia Meloni,e quajti një moment historik dhe një dhuratë nga Papa Françesku.

“Mendoj se ishte një moment i bukur, dhe nga ajo që më thanë protagonistët, mund të ketë përfaqësuar edhe një pikë kthese. Ndoshta dhurata e fundit e Papa Françeskut për të gjithë ne. Mendoj se ai meritonte një funeral madhështor dhe të qetë, siç ishte, dhe mendoj se në atë përballje ballë për ballë ishte, nuk di si ta them… shpirti i tij.”,tha Meloni.

Duke u ndalur te “përplasjet” e fundit SHBA-BE për shkak edhe të tarifave doganore të Donald Trump, Meloni tha se ka ardhur koha për një marrëveshje të vërtetë midis Unionit dhe SHBA.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related