Organizata Drejtësi Sociale: Kryeministri Edi Rama të dënohet për gjuhën denigruese dhe diskriminuese

Data

Organizata Drejtësi Sociale ka dorëzuar ditën e sotme dy ankesa zyrtare pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi kundër Kryeministrit Edi Rama, për përdorimin e një gjuhe diskriminuese dhe denigruese gjatë fushatës elektorale.

Ata shprehen se duke i quajtur burrat “cyryk” dhe duke i nxitur gratë “të përdorin aftësinë joshëse për të bindur burrat të votojnë Partinë Socialiste”, Kryeministri ka përdorur një gjuhë që jo vetëm është seksiste dhe poshtëruese, por që forcon stereotipe të dëmshme për gratë dhe burrat në shoqërinë tonë.

“Një gjuhë e tillë zhvesh gratë nga vlera e tyre si qytetare me të drejta të barabarta, dhe i redukton ato në mjete joshjeje politike, ndërsa burrat i paraqet si të pavlefshëm apo pa vullnet të lirë.”– shprehen disa përfaqësues të organizatës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related