Alarm në një shkollë private në Sarandë! 13-vjeçari nxjerr thikën dhe plagos bashkëmoshatarin 15-vjeçar

Data

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të mërkurë qytetin e Sarandës, ku një konflikt mes dy nxënësve të mitur ka përfunduar me plagosje me thikë brenda ambienteve të një shkolle private.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 10:00, në ambientet e një shkolle jopublike 9-vjeçare në lagjen nr. 3, një nxënës 13-vjeçar dyshohet se ka goditur me mjet prerës një tjetër të mitur, 15 vjeç, pas një sherri për motive të dobëta.

I plagosuri jashtë rrezikut për jetën

15-vjeçari i plagosur është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe, fatmirësisht, raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka nisur procedurat për shoqërimin e autorit të dyshuar dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

Policia: Hetimet vijojnë

“Në ambientet e një shkolle jopublike 9-vjeçare në Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një nxënës 13 vjeç dyshohet se ka goditur me mjet prerës një të mitur 15 vjeç. Vijon puna për shoqërimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton Policia.

Ngjarja ka rikthyer shqetësimin për sigurinë në institucionet arsimore dhe përdorimin e armëve të ftohta nga të miturit, duke ngritur pikëpyetje serioze për kontrollin dhe parandalimin e dhunës në shkolla.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related