Alarm bombë në avion/ Fluturimi bën ulje emergjente në Barcelonë

Data

Një situatë alarmante u regjistrua mëngjesin e sotëm në aeroportin El Prat të Barcelonës, ku një avion pasagjerësh u detyrua të kryejë ulje emergjente pas një kërcënimi për bombë.

Avioni, tip Airbus A321, po udhëtonte nga Stambolli drejt Barcelonës. Pak para mbërritjes, autoritetet u njoftuan për kërcënimin, çka çoi në aktivizimin e menjëhershëm të protokolleve të sigurisë. Sipas burimeve zyrtare, masat u morën pa ndikuar në funksionimin normal të aeroportit.

Pas uljes së sigurt, të gjithë pasagjerët u evakuuan, ndërsa shërbimet e emergjencës dhe forcat e sigurisë nisën kontrolle të imtësishme në bordin e avionit. Mediat vendase raportojnë se gjatë fluturimit, avioni u shoqërua nga dy avionë luftarakë si masë paraprake sigurie.

Hetimet janë në vijim dhe deri më tani nuk është bërë e ditur nëse është gjetur ndonjë objekt i dyshimtë. Autoritetet pritet të japin informacion të detajuar pas përfundimit të kontrolleve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related