Gjykata e Dibrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” për vëllezërit binjakë Klodjan dhe Klement Kruca, të dyshuar si autorë të vrasjes së Artur Lleshit.
Dy vëllezërit u arrestuan disa ditë më parë në qytetin e Gjirokastrës, pas një operacioni policor, ndërsa ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zogjaj të Bulqizës. Sipas burimeve zyrtare, ekzistojnë dyshime të forta se ata janë të përfshirë drejtpërdrejt në krimin, çka ka çuar gjykatën në marrjen e masës më të rëndë të sigurisë.
Hetimet nga policia dhe prokuroria vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes, motivet dhe rolin e secilit prej të dyshuarve. Deri në përfundim të hetimeve, Klodjan dhe Klement Kruca do të qëndrojnë në paraburgim.
