Akuzat e Lapajt: Shabani me dajën duan t’ia çojnë mandatin Ramës, më kërkoi 30 mln lekë, s’ka vota

Data

Gjatë konferencës për mediat, Adriatik Lapaj ka hedhur akuza të forta ndaj Endrit Shabanit, pas përplasjes mes tyre, e cila nisi se kush do e merrte mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet më 11 Maj.

Sipas Lapajt, Shabani dhe daja i tij, Zeqir Kordhoni kërkojnë që mandatin e deputetit ta çojnë tek Edi rama dhe ky i fundit t’i bëjë 84 mandate në Kuvend. Ai shtoi se ndodh gjatë rrugës që dikush të çmendet, shitet dhe të tradhtojë.

Lapaj deklaroi më tej se nga sondazhet dilte se Endrit Shabani dhe Nisma Thurje nuk kishin as 0,2% të votave, por tha se koalicionin me ta e bënë për frymë. Po ashtu, Lapaj bëri me dije se Shabani i ka kërkuar drejtimin e koalicioni për dy vite, kandidimin për Bashkinë e Tiranës si dhe një fond prej 30 milionë lekësh për drejtimin e koalicionit në dy vite.

Adriatik Lapaj: Ne do kundërshtojmë ligjërisht nëse KQZ nuk i ka pranuar dorëheqjet e dorëzuara. Kështu përfundoi kjo punë, sjellje jokorrekte ndaj qytetarëve. Ne shpresojmë se ato dorëheqje do pranohen. E shpjegova, zoti Shabani duhet të vijë këtu dhe të ndërmarrë angazhimin e vendosur së bashku, listat e hapura. Ashtu sikurse zoti Kordhoni edhe të tjerët kanë dhënë dorëheqjen. Ne do ta kundërshtojmë, do i shkojmë deri në fund kësaj gjëje, ka firma të hedhura. Unë jam i gatshëm të jap dorëheqjen nga ai mandat dhe që ai mandat t’i kalojë zonjës Greta Ambeli. Ana Dajko është nëna e një kandidatin tonë, zonja Xhuveli është kushërira ime. Zoti Kordhoni ëhstë daja i zotit Shabani.

Ne e dimë historinë, ideja është që të mos shkoj Lapaj në parlament, ndaj duan zotit Kordhoni, që të shkojë mandati te Rama. Kryeministri Rama prej dy muajsh këtë po kërkon, duan ta kenë mandatin e deputetit tonë në vathën e tyre. Ne duam të zvatohet marrëveshja, po u zbatua mirë, po nuk u zbatua përgjegjësia i mbetet zotit Shabani.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related