Aeroporti i Berlinit mbetet i mbyllur për shkak të motit ekstrem. Akulli i zi dhe shiu i ngrirë kanë bërë pistën tepër të rrezikshme, duke pamundësuar ngritjen dhe uljen e avionëve.
Ekipet tokësore kanë punuar gjatë gjithë natës për pastrimin e pistës, por kushtet atmosferike nuk kanë lejuar rikthimin e fluturimeve. Pezullimi ka nisur që mbrëmjen e së enjtes dhe ende nuk ka një afat se kur situata do të normalizohet.
Akulli i zi, pothuajse i padukshëm, konsiderohet ndër fenomenet më të rrezikshme për sigurinë ajrore.
