KAYO nën akuza për paga të fryra dhe mungesë transparence, Ardi Veliu dhe bordi drejtues në qendër të kritikave

Data

Kompania shtetërore KAYO, e krijuar me synimin për modernizimin e industrisë ushtarake në Shqipëri, është përfshirë në polemika të forta për nivelin e lartë të pagave dhe mungesën e rezultateve konkrete në aktivitetin e saj.

Në krye të kritikave qëndron drejtori i përgjithshëm, Ardi Veliu, i cili sipas të dhënave të publikuara përfiton një pagë mujore prej rreth 564 mijë lekësh, pa përfshirë shpërblimet. Me bonuset, të ardhurat mujore për drejtuesit kryesorë raportohet se arrijnë deri në 7000 euro.

Struktura e pagave përfshin gjithashtu zëvendësdrejtorë me paga mbi 450 mijë lekë dhe drejtorë drejtorish që përfitojnë mbi 500 mijë lekë në muaj. Vetëm për një grup prej gjashtë drejtuesish, kompania shpenzon mbi 300 mijë euro në vit për paga, një nivel që tejkalon edhe pagat e institucioneve të drejtësisë në vend.

Në fokus të debatit është edhe përbërja e bordit drejtues, ku bën pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, çka ka ngritur shqetësime për konflikt interesi, pasi anëtarët e bordit përfitojnë pagesa shtesë përveç funksioneve të tyre në administratë.

Sipas të dhënave, disa prej anëtarëve të bordit mbajnë njëkohësisht poste të shumta në institucione të tjera shtetërore dhe kompani publike, duke krijuar një praktikë që ekspertët e konsiderojnë problematike për mbikëqyrjen dhe transparencën.

Pavarësisht kapitalit fillestar dhe strukturës së zgjeruar drejtuese, KAYO nuk ka raportuar rezultate konkrete në prodhim apo investime deri në periudhën 2024–2026, ndërsa shpenzimet administrative vijojnë të rriten.

Kritikët e cilësojnë situatën si një shembull të keqmenaxhimit të fondeve publike, duke theksuar se kompania rrezikon të kthehet në një strukturë që konsumon buxhet pa krijuar vlerë reale për industrinë ushtarake dhe ekonominë e vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related