“Akte intimidimi me metoda mafioze!”- Sulmi me tritol në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, Bardhi: Institucionet përgjegjëse të zbardhin menjëherë çështjen

Data

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas sulmit me tritol në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj, duke kërkuar nga institucionet përgjegjëse të zbardhin menjëherë çështjen.

Në një reagim në “X’, Bardhi është solidarizuar plotësisht me gjyqtarin dhe familjen e tij, ndërsa thekson se aktet për intimidimin me metoda mafioze të magjistratëve në detyrë, janë jo vetëm cënim i sigurisë së tyre dhe familjes së tyre, por prekin gjithë shoqërinë.

“Duke u solidarizuar plotësisht me të dhe familjen e tij, i bëj thirrje institucioneve përgjegjëse që të zbardhin menjëherë çështjen dhe të vendosin para përgjegjësisë autorët, duke i bërë shembull të vendosmërisë sonë për të mos lejuar cënimin e sigurisë ndaj magjistratëve”,shkruan ai.

 

 

 

 

Reagimi i plotë

Dënoj me forcë aktin kriminal, të dyshuar si i lidhur me detyrën, ndaj gjyqtarit të Shkodrës Tonin Sterkaj. Aktet për intimidimin me metoda mafioze të magjistratëve në detyrë, janë jo vetëm cënim i sigurisë së tyre dhe falimjes së tyre, por prekin gjithë shoqërinë.

 

 

 

 

 

 

Duke u solidarizuar plotësisht me të dhe familjen e tij, i bëj thirrje institucioneve përgjegjëse që të zbardhin menjëherë çështjen dhe të vendosin para përgjegjësisë autorët, duke i bërë shembull të vendosmërisë sonë për të mos lejuar cënimin e sigurisë ndaj magjistratëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related