Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “X” pas protestës së opozitës që u zhvillua para Kryeministrisë dhe Kuvendit.
Ai publikoi një imazh nga zona pranë Xhamisë së Namazgjasë, ku shihen tensione dhe prezencë e gazit lotsjellës, duke e shoqëruar me komentin: “Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë”.
Postimi i kreut të qeverisë vjen pas përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit, ku u përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion për shpërndarjen e turmës. Nga ana tjetër, përfaqësues të opozitës kanë akuzuar policinë për përdorim të tepruar të forcës dhe cenim të lirisë së besimit.
Protesta u mbyll pas disa orësh tensione, ndërsa reagimet politike vijojnë nga të dyja palët.
