Aksidenti me 4 viktima/ Lirohet menaxheri, në burg shoferi i betonieres: Tentova të hapja derën!

Data

Ditën e sotme kanë dalë para Gjykatës së Tiranës për rivlerësimin e masave të sigurisë tre të arrestuar, për aksidentin e regjistruar mbrëmjen e të mërkurës në aksin Vorë-Fushë Krujë, ku humbën jetën 4 të rinj.

Gjykata ka lënë në burg shoferin e betonieres, 24-vjeçarin Aleksandër Krrashi. Ai i ishte i pajisur me leje drejtimi, por jo për mjetet e rënda, teksa në momentin e aksidentit, kishte ndaluar në karrexhatë betonieren, por nuk kishte ndezur bllokazhin.

Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Në dëshminë e dhënë para togave të zeza, i riu ka deklaruar se në momentin e aksidentit ndodhej në betoniere, ku ka tentuar të hapë derën e automjetit të viktimiva, por ka qenë e pamundur. Po ashtu, ai thotë se ka njoftuar edhe kompanionë, si dhe familjarët.

“Iu shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave. Kur makina më goditi nga pas, dola menjëherë dhe tentova të hap dyert. Makina shpërtheu në flakë dhe ishte e pamundur ta ndihmoja më tej. Mora kontakt me kompaninë dhe kërkova që të sillnin një betoniere me ujë për të shuar flakët. E njoftova dhe familjen time dhe më pas shkova në shtëpi. Pas ndërrimit të rrobave, bashkë me katër familjarë të mi, shkova në Komisariatin e Kamzës ku dhe u dorëzova.”, u shpreh Aleksandër Krrashi. Mësohet se i riu ka plagë djegieje në fytyrë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related