Zhupa: Të tërhiqet projektligji i kërkimit shkencor! Politizon dhe centralizon shkencën

Data

Deputetja e PD-së, njëkohësisht kryetarja e Komisionit të Medias dhe Arsimit në Kuvend, Ina Zhupa me anë të një deklarate për mediat, ka kërkuar tërheqjen nga qeveria të projektligjit për kërkimin shkencor.

Zhupa ka dhënë të gjithë argumentet se pse ky projejtkligj cenon Kushtetutën, bie ndesh me ligjet e vendi dhe politizon dhe centralizon shkencën. Sipas tij, ky eksperiment është bërë një herë në kohën e diktaturës dhe ka dështuar.

“Së pari ligji duhet mos bjer në kundërshti me Kushtetutën, siç bie tashmë në pikën 7, të nenit 57 se, “7. Autonomia e institucioneve të arsimit të lartë dhe liria akademike janë të garantuara me ligj”.

Në zbatim të kësaj dispozitë kushtetuese, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka miratuar ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartënë Republikën e Shqipërisë”, i cili në pikën 2/a, të nenit 3, ka përcaktuar se, Liria akademike garantohet nëpërmjet së drejtës,për të organizuar veprimtaritë e mësimdhënies, ato kërkimore-shkencore, të inovacionit, si dhe veprimtaritë krijuese.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related