“Aksident në bypass-in e Fierit: Pasagjerja e lënduar pas përplasjes Ford–Range Rover”

Data

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin Levan–Mbrostar.

Në ngjarje janë përfshirë dy automjete, një mjet tip “Ford “dhe një “Range Rover”.

Për pasojë, ka mbetur e lënduar një grua, e cila ndodhej si pasagjere në automjetin tip “Ford”.

E plagosura është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related