“Rama nëse është burrë të rrijë në zyrë”, Berisha paralajmëron përballje në protestë: Qytetarët do t’i japin mësimin qeverisë

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar një përballje të fortë me qeverinë gjatë protestës së paralajmëruar për ditën e nesërme, duke deklaruar se qytetarët do t’i japin mazhorancës një “mësim të merituar”.

“Do t’ia japim mësimin që meriton qeverisë në protestën e nesërme. Qytetarët do t’i japin qeverisë një leksion të fortë. Rama të rrijë në zyrë, ta provojë. Dyert i ka të blinduara, le të rrijë aty nëse është burrë”, u shpreh Berisha.

Ai theksoi se Partia Demokratike ka ndërprerë çdo formë bashkëpunimi me mazhorancën, të cilën e cilësoi si “narko-mazhorancë”, duke shtuar se opozita ka nisur përgatitjet për reforma të reja pa përfshirjen e qeverisë.

Sipas Berishës, opozita do të ndërmarrë reformën territoriale dhe reformën zgjedhore në bashkëpunim me forcat opozitare, median dhe aktorë të tjerë të shoqërisë civile. Ai bëri të ditur se deputetët Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi do të kryesojnë komisionet përkatëse nga ana e Partisë Demokratike.

“Ne do të bëjmë reformën e vërtetë. Deputetët tanë do ta realizojnë atë”, deklaroi Berisha, duke theksuar se me kryeministrin Edi Rama nuk do të ketë asnjë bashkëpunim.

“Me Edi Ramën nuk ka bashkëpunim, ka vetëm betejë”, përfundoi kreu i PD-së.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related