Aksident në bulevardin “Skënderbeu” në Shkodër: 19-vjeçari me motor përplaset me makinë, përfundon në spital jashtë rrezikut për jetën

Data

Rreth orës 16:40, në bulevardin Skenderbeu, automjeti me drejtuese shtetasen A. H., 40 vjeçe, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. L., 19 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi E. L., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related