Aksident në autostradën Fier-Lushnje pranë Bishqethmit, dy automjete përplasen me barrierat pas një parakalimi të gabuar

Data

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të fshatit Bishqethëm, ku janë përfshirë dy automjete.

Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa katër personat që ndodheshin në dy mjetet kanë shpëtuar pa lëndime serioze.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë kryer dokumentimin dhe nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Dyshohet se njëri prej automjeteve ka kryer një manovër të gabuar parakalimi, çka ka bërë që drejtuesit e të dy mjeteve të humbin kontrollin dhe të përplasen me barrierat metalike anësore të autostradës.

Policia vijon verifikimet për të përcaktuar përgjegjësinë e aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related