Berisha: “Para pallatit të krimit shtetëror – ky regjim ka mbjellë skamje dhe po shkërmoqet nga korrupsioni”

Data

Kryedemokrati Sali Berisha ka mbërritur para Kryeministrisë ku po mban fjalën e tij para protestuesve…

“Ndodhem para pallatit të krimit shtetëror, jam para zëvendësimit të shtetit me krimin. Ky regjim largoi nga vendi më shumë shqiptarë se çdo regjim. Jam para pallatit që ka brenda diktatorin, sulltanin dhe sulltaneshën të cilët me vjedhjet dhe plaçkitjet e tyre mbollën skamje në këtë vend.

Qytetarë u përballën me terroristët e votës, me të gjitha burimet financiare, njerëzore, logjistike të narkoshtetit vetëm e vetëm se rotacioni është një tmerr për krimet që kanë kryer.

Nuk ka javë që paraqet më qartë fytyrën e urryer të narkoshtetit shqiptar, gjatë kësaj jave vjedhja e 90 milionë eurove, vjedhja e 140 mlionë eurove në Aeroportin e Vlorës, qindra miliona eurove në rrugë të tjera u faktuan dhe kjo ngrehinë e kalbur po shkërrmoqet dhe po pret vrullin tonë për ta fshirë nga historia”, deklaroi Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related