Aksident në autostradën Fier-Lushnje, humb jetën shoferi/ EMRI

Data

Rreth orës 04:30, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin kullues pranë rrethrrotullimit. Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, një 28-vjeçar i identifikuar si Serxhio Gogaj.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe zjarrfikësja, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga kanali.

Policia shkencore po kryen veprimet hetimore për të dokumentuar rrethanat e aksidentit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë përgjumja e drejtuesit e ndjekur nga humbja e kontrollit për shkak të shpejtësisë së lartë, çka ka sjellë përplasjen me barrierat mbrojtëse dhe rrëzimin e mjetit në kanal.

Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes, nëse ka ndodhur si pasojë e përplasjes apo nga mbytja në ujë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related